ANSAMBLI NACIONAL SHQIPTAR
НАЦИОНАЛЕН АЛБАНСКИ АНСАМБЛ
ALBANIAN NATIONAL ENSEMBLE
Мени
Në kuadër të aktiviteteve të nëntorit dhe përkujdesit të veçantë të Ministrisë për Sistem politik e Mardhënie në mes Bashkësive, kampionët - artistë të Ansamblit Nacional të Këngëve e Valleve Popullore Shqiptare në RMV janë sërish pranë artdashësve të muzikës e kulturës kombëtare!

Pas triumfeve historike jashtë vendit, Ansambli shqiptar sjell koncertet madhështore në Manastir dhe Shkup!
Program i pasur me valle premierë, këngë të përzgjedhura enkas për ngjarjet, mysafirë të ftuar - artistë të njohur dhe shoqëri kulturo - artistike do të shfaqen para spektatorëve në datat më të rëndësishme kombëtare!

Ju ftojmë që të bëheni pjesë e evenimenteve për të shënuar sëbashku 114 vjetorin e Kongesit të Manastirit dhe 110 vjetorin e shtetit shqiptar! Me datë 22 nëntor, ora 19 në Qendrën për Kulturë në Manastir dhe 28 nëntor në orën 19:00 në Teatrin e Operës dhe Baletit në Shkup!

Koncertet janë pjesë e programit vjetor të mbështetura nga Ministria e Kulturës në RMV!
AL MK EN