ANSAMBLI NACIONAL SHQIPTAR
НАЦИОНАЛЕН АЛБАНСКИ АНСАМБЛ
ALBANIAN NATIONAL ENSEMBLE
Menu

Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut është themeluar në mbledhjen e 57-të të Qeverisë më 6 mars 2018 si institucion kombëtar i kulturës shqiptare. Fillimet e para të konsolidimit të tij nisën me shpalljen e audicionit për pranimin e stafit artistik në maj të vitit 2019. Në këtë audicion, përzgjedhja e artistëve u bë nga emra kompetentë të muzikës shqiptare nga të gjitha trevat tona dhe në bazë të vlerësimeve të tyre u përzgjodhën artistët aktual që përbëjnë: sesionin e valles prej 20 vallëtarëve, formacionin orkestral prej 9 instrumentistëve dhe sesionin vokal prej 8 solistëve.

Koncerti i parë me program dhe kapacitet vetanak por i punuar edhe me angazhim të koreografëve dhe muzicientëve më të mirë shqiptar është mbajtur me 16 nëntor 2019 në Tetovë, në prani të qindra spektatorëve.

Shkëlqim Jahi është i punësuar si instrumentist në fizarmonikë dhe udhëheqës i orkestrit, momentalisht drejtor i këtij institucioni.