Ansambli Shtetëror Shqiptar në bashkëpunim me Guga Production, KLAN plus dhe KLAN Macedonia me datë 25
qershor Ora: 20:30 sjellin spektaklin “SHËN TEREZA shqiptarja e gjithë botës” në SHKUP në Teatrin e Operës
dhe Baletit.
Maratona e paraqitjeve të Ansamblit shtetëror shqiptar vazhdon me prezantim tjetër të rëndësishëm në Shkup!
Spektakli “SHËN TEREZA shqiptarja e gjithë botës”, ideuar nga producenti Sokol Guga, me një skenografi
gjigande nga Bashkim Zahaj, do të sjellë ish presidentët e Kosovës e Shqipërisë por dhe figura të shquara të
kulturës, politikës, shkencës, diplomacisë aktuale nga rajoni e Diaspora! Ky spektakël me drejtues artistik
drejtorin e ansamblit Shkodran Tolaj do të sjellë në Teatrin e Operës dhe Baletit artistë me renome.
Ansambli shqiptar do të ketë nderin të paraqitet me program të përzgjedhur artistik në këtë spektakël të
përmasave të mëdha televizive!
Ftesat mund ti gjeni tek zyrat e ansamblit në Shkup. Info. +389 70808125